Me sukses të konsiderueshëm është mbajtur Webinari – Rrugëtimi i Fëmijëve në Sport. Ky webinar është mbajtur përmes platformës Zoom dhe inçizimi i saj është publikuar në faqen zyrtare të Facebook’ut të organizatës tonë. Në këtë webinar është diskutuar për sfidat me të cilat fëmijët tanë ballafaqohen gjatë ndërtimit të karrierës së tyre sportive në vend. Kemi kuptuar që këto sfida më së shumti vijnë si pasojë e infrastrukturës së dobët sportive në Kosovë. Gjithashtu, gjatë diskutimit tonë, kemi veçuar edhe hapat që sektori sportiv ndërkomunal duhet të ndërmerr për zhvillimin e infrastrukturës së domosdoshme që fëmijët tanë të jenë në gjendje të ndjekin rrugët e tyre sportive dhe ndërtimin e një karriere të bujshme në sport.
Ky webinar shpresojmë të shndërrohet në pikënisje për Komunën e Prishtinës të shqyritimit të hapave konkret që duhet të ndërmerren. Pastaj duke e ndjekur shembullin e kësaj komune, ta bëjnë të njëjtën gjë edhe komunat e tjera.