Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar në mes të OJQ Me Dhe Për Kosovën dhe Fondacioni Lorik Cana 5 sjellë projektin e parë në kudër të këtij fondacioni dhe organizatës Me Dhe Për Fëmijët. Flasim për fillimin e ndërtimit të fushës multi-funksionale e cila do t’i ipet dhuratë kopshtit të fëmijëve “Xixëllonjat”, në qytetin e Prishtinës, në Kosovë. Kjo fushë mund të konsiderohet si ndër investimet më të mira që do të bëhet për këtë kopsht pasi ajo ndikon direkt në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve.
Kjo fushë do të mundësohet si investim i Fondacionit Lorik Cana 5 dhe Komunës së Prishtinës nën kujdesin e Kryetarit Z. Shpend Ahmeti dhe menaxhimit të OJQ Me Dhe Për Fëmijët.