Mirlinda është studente e vitit të dytë në Kolegjin Heimerer dhe studion Shkencat Shëndetësore Terapeutike – profili Ergoterapi. Puna e parë profesionale e Mirlindës ka qenë si asistente e psikologut për seancat me fëmijë dhe prindër, duke asistuar gjithashtu edhe si terapiste stimuluese dhe logopede. Mirlinda gjithashtu ka qenë e angazhuar vazhdimisht si përkthyese e turqishtes dhe anglishtes në trajnime të ofruara nga psikologë dhe edukatorë specialë. Mirlinda poashtu ka punuar si asistente e projekteve ndërkombëtare në Kolegjin Heimerer dhe tashmë është anëtare e organizatës sonë.